7.8 C
Skopje

Skandal/ Edhe Putini, krahas flamujve rus, në protestën e VMRO-së në Shkup

Dështimi i protestës së mbrëmshme të VMRO u pa nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale ku një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e përkrahin këtë iniciativë të partisë opozitare duke e lënë atë të dështojë.

Madje dështim shfaqën edhe kryetarët e komunave të cilët nuk arritën sipas statistikave të nxjerin as nga 150 qytetarë nga komunat e tyre edhe pse tashmë VMRO menaxhon me 42 komuna.

Skandaloze në këtë protestë ishin flamujt rus pasiqë me këtë VMRO dhe partitë përkrahëse si Levica dhe ajo e Baçevit haptas përkrahin protestën dhe agresionin rus ndaj Ukrainës e që bashkë mbrëmë ishin në protestë.

Madje nuk mungoi as portreti i presidentit rus Putin, në maicat e shumë përkrahësve të VMRO, Levica dhe partisë së Baçevit.