24.8 C
Skopje

SKANDAL/Nënkryetarja e “Lëvizjes BESA” promovon rrugët e komunës së Tetovës

Mbrëmë është bërë inagurimi i rrugës “Strasho Pinxhur” në Tetovë, projekt të cilin Kasami e gjeti gati nga kryesia e kaluar e komunës, por më i habitshëm është fakti se Kasami mbrëmë ka ftuar gati se të gjithë bashkëpartiakët e tij në promovimin e rrugës, shkruan Expuls.mk

Nënkryetarja e Lëvizjes BESA, Besa Kadriu, ka qenë në rresht të parë duke prerë shiritin e kuq bashkë me Kasamin në krah.

Ndonëse, Kasami organizoj “koktej” për qytetarët, për të festuar në promovimin e rrugës, shumica nga të ftuarit ishin anëtarë të partisë.

Komuna e Tetovës, tashmë në duart e Kasamit, po keqpërdoret në vazhdimësi, duke haruar “përbetimet” që bëri ai në kohën e zgjedhjeve, teksa këto përbetime u kthyen si një paradoks për qytetarët e Tetovës.