18/01/2025

Adnan Azizi, eksponent i lartë i Lëvizjes Besa dhe opozitës shqiptare VLEN, ka adresuar akuza të vrazhdta dhe brutale ndaj emisionit Debat Plus të Ermal Pandurit, Televizionit Klan Maqedoni dhe opinionistëve dhe gazetarëve që morën ojesë në debatin e mbrëmshëm që erdhi si rezultat i bashkëpunimit midis udhëheqësit Ermal Panduri dhe televizionit Klan Maqedoni.

Kërkojmë nga z. Arben Taravari, z. Bilall Kasami, z. Afrim Gashi, z. Izet Mexhiti dhe z. Bekim Qoku, si drejtues të opozitës shqiptare dhe bashkëpartial të Adnan Azizit, që të dënojnë dhe të distancohen nga sulmi brutal dhe shpifjeve skandaloze ndaj televizionit Klan Maqedoni, gazetarëve, opinionistëve dhe autorëve të programit.

Gjithashtu kërkojmë nga Shoqata e Gazetarëve, Agjencioni i Mediave, kolegët nga mediat tjera, të dënojnë ashpër gjuhën e urrejtjes dhe ndasive skandaloze që imponon midis shqiptarë e të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, sulmeve ndaj Klan Maqedoni, gazetarëve, opinionistëve dhe autorëve të programit.

Adnan Azizi të kërkojë falje menjëherë për të gjitha shpifjet dhe akuzat e bëra në postimin e tij në Facebook