Menjëherë pas konferences për shtyp të kryetarit të kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga selia qendrore e partisë në Tetovë, ka ndodhur incident midis perkrahesve te Ziadin Seles dhe atyre te Arben Taravarit.
Klan TV mëson që në restoranin Sedra në Tetovë, përkrahesi i Arben Taravarit, Krenar Osmani, ka sulmuar me grushta Driton Nebiun, drejtor i agjencionit per mallra te konfiskuar dhe kuader i Aleances për Shqiptarët.
Pas dallimeve të fundit brenda ASH-së, Osmani edhe pse nuk është zyrtarisht pjesë e ASH-së, u rreshtua në krah të kryetarit Arben Taravari dhe doli kundër Ziadin Selës.
Dy taboret në ASH acarruan marrëdheniet pasi që Arben Taravari solli vendim individual, pa konsultuar organet e partisë, që të rreshtohet me opoziten shqiptare, gjë që kundershtohet nga veteranet e partisë të cilët insistojne të garojnë të vetëm në zgjedhjet e 8 majit ne vend./tvklan.mk