Policia e Maqedonisë së Veriut do të vendos kufizime nëpër rrugët e Shkupit sot në orët e pasdites, ndërsa nesër në orët e paradites, transmeton Portalb.mk.
“Sot me fillim në ora 18:00, për shkak mbajtjes së një tubimi publik para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Njësia për siguri të rrugëve pranë SPB Shkup, do të marrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion në qendrën e qytetit në Shkup”, sqaroi Policia.
Nesër në vendin e njëjtë do të ketë përsëri kufizime. Kufizimet do të jenë prej orës 10:00 deri në ora 12:00 për shkak mbajtjes protestës.