7.8 C
Skopje

Sot fillon skriningu i parë shpjegues,, BE – RMV

Ekipi negociues i Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do ta ripërtërijë dijeninë e tyre për legjislacionin e BE-së, në virgjilje të fillimit të skriningut bilateral. Takimi sot fillon në ora 9:15 në Bruksel. Ekipin e kryeson kryenegociatori, Bojan Mariçiq.

Ekipi, i përbërë nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) dhe nga përfaqësues të institucioneve kompetente, sot në Bruksel, ndërsa nesër në Luksemburg do të mbajë skrining shpjegues me Komisionin Evropian, për herë të parë nga viti 2019.

Skriningu shpjegues do të mbahet së bashku me ekipin negociues shqiptar. Të dy vendet do të ndahen kur do të fillojë skriningu bilateral, më së herëti për dy muaj.

Qëllimi i skriningut shpjegues, si edhe në vitin 2019, është që të informohen ekipet e vendeve negociuese për rrjedhën dhe risitë në legjislacionin e BE-së. Duke pasur parasysh atë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë pasur skrining shpjegues nga viti 2019, ata duhet të kalojnë përmes azhurnimit të ligjeve të fundit, aktvendimeve dhe vendimeve në secilin nga kapitujt nga atëherë e deri më sot. Në këtë pjesë, roli i vendeve që negociojnë është shumë pasiv, ato dëgjojnë, marrin shënime dhe parashtrojnë pyetje.

Skriningu fillon me klasterin e parë dhe më të rëndësishëm. Sot takimi është i fokusuar në kapitullin pesë – Furnizimet publike. Nesër, ekipet udhëtojnë drejt Luksemburgut ku do të mbahet takim për kapitullin 18 – Statistikë. Që të dy kapitujt janë pjesë e klasterit të parë famoz, i njohur si “Themele”. Kapitujt e tjerë në këtë klaster janë Drejtësia, Gjyqësia dhe Kontrolli financiar.

Nga Komisioni Evropian deklaruan se ata mbeten tërësisht të përkushtuar në avancimin e procesit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ky është hapi i parë dhe i rëndësishëm në procesin negociues, plotësisht i mbështetur nga qeveritë dhe parlamentet e të dy vendeve”, deklaroi zëdhënësja Ana Pisonero.

Ajo shtoi se muajt e ardhshëm sjellin “program intensiv pune” për të gjithë palët, ndërsa ajo do të fillojë me Themelet.

“Bëhet fjalë për takime teknike në të cilat është involvuar një numër i madh i ekspertëve, ndërsa ne jemi në kontakt të afërt mr autoritetet për orarin e takimeve”, shtoi Pisonero.