07/09/2024

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Kosova, njëherit edhe pronari i portalit, Nacionale.com, Berat Buzhala i cili sot ka qëndruar në Shkup, respektivisht në Kuvendin e Maqedonisë ka ndjekur nga afër formimin e Qeverisë me në krye Talat Xhaferi.

Para fillimit të procesit të votimit, Buzhala i shoqëruar nga disa gazetarë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria kanë shoqëurar Ahmetin për disa ҫaste.

Nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale, Buzhala para pak minutash ka shkruar një shkrim ku përmend, pikë për pike të arriturat e kreut të BDI-së, raporton indeks.mk

“Pak perpara se me u zgjedhe kryeminister i Maqedonise Talati, ne zyret e Kuvendit te Maqedonise, bashke me Aliun, ia tham edhe muzikes. Pse jo? Perndryshe, Kuvendi i Maqedonise sot folke shqip. Rojet shqiptare. Protokolli shqiptare. Kryeministri shqiptar. Kur erdha ne kufi, ne Han te Elezit, polici gjithashtu shqiptar.
“A je lodhe hiç o boss”, i thash.
“Sot JO valla, sot kena feste”, m’tha.
Ali Ahmeti e ka ndryshu historine e kesaj republike, edhe ne historine e saj me te re, i ka lane gjurmet e veta. Gjurmet e Ali Ahmetit jane gjurmet e shqiptareve. Per Ali Ahmetin, ne vitin 2001, ka shkru gazetari dhe historiani i famshem britanik, Timothy Garton Ash, per revisten presitgjioze The Neë Yorker. A e dini qysh e ka pase titullin shkrimi: A ka terrorist te mire”. Ne ate kohe maqedonet e etiketonin Ahmetin si Osama Bin Ladenin. Kjo ishte vetem dy muaj pas sulmeve te 11 shtatorit. Garton Ash nuk bjen prê e propagandes. Ai ne ate kohe ka parashiku qe Ali Ahmeti ne vitin 2025 mund te jete President i Maqedonise. Ali Ahmeti eshte ngute pak. Ne vitin 2024 e ka zgjedhe Talatin kryeminister, kurse vete ia jep kanges. Te vetmit njerez qe nuk e pelqejne jane jugonostalgjiket. Jau ka prishe Jugosllavine”, ka shkruar, Buzhala./indeks.mk/