05/11/2024

Anëtarët e aleancës së NATO-s do takohen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, dhe detyrimin e tyre për të ndarë dy për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Takimi i sotëm nuk është një ngjarje zyrtare e vetë NATO-s, por një mbledhje e aleatëve që mbështesin Ukrainën, e organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si të gatuani një tortë në formë zemre për Ditën e të DashuruarveKur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjakDështoi për shkak të rrymës, si arriti skuadra rumune të marrë miratimin e FIFA-s për t…Si ta mbijetoni Ditën e të dashuruarve nëse jeni pa partner: Në vend që të ankoheni për…Specialja kërkon të kontakohet urgjentisht Ministria e Drejtësisë lidhur me financimin …
Takimi i vërtetë i ministrave të vendeve anëtare të Aleancës do të jetë nesër, transmeton Telegrafi.

Bisedimet në selinë e Aleancës në Bruksel u lanë në hije nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili u tha mbështetësve të tij në një tubim të fushatës të shtunën, se do të “inkurajonte” Rusinë “sulmojë” vendet anëtare të NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje.

Që nga viti 2006, shtetet anëtare kanë rënë dakord të ndajnë dy për qind të GDP-së së tyre për mbrojtjen, por vetëm disa e kanë arritur këtë.

Pasi Rusia zgjeroi pushtimin e saj nga Krimea dhe Donbasi në pjesën tjetër të territorit ukrainas në shkurt 2022, vendet anëtare të NATO-s, kryesisht Gjermania, riafirmuan angazhimin e tyre për arritjen e qëllimit të vitit 2006.

Bundestagu gjerman miratoi një buxhet shtetëror që do të ndajë dy për qind të GDP-së për mbrojtjen në vitin 2024. Qëllimi i debateve të nesërme është të përpiqet të inkurajojë më shumë vende aleate që të përmbushin detyrimet e tyre.

Ata do të diskutojnë gjithashtu pranimin e Suedisë në NATO, e cila ka ngecur pasi parlamenti hungarez nuk ratifikoi një vendim për ta bërë këtë, pavarësisht premtimit të qeverisë së kryeministrit Viktor Orban se Hungaria nuk do të ishte shteti i fundit anëtar që ratifikonte anëtarësimin e Suedisë. /Telegrafi/