15/01/2025

Sot, Parlamenti Evropian do të mbajë seancën për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Eurodeputetët do të analizojnë marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka dënuar sulmin e grupit të armatosur ndaj policëve të Kosovës.

Deputetët kanë bërë thirrje për një dialog dhe marrëveshje të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Përfaqësuesit i Lartë Josep Borrell për situatën në veri të Kosovës ka delaruat se:

“Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për një deeskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës. Çdo provokim apo veprim i njëanshëm duhet të shmanget për të ruajtur paqen dhe të punojmë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme. Lidershipi në Beograd dhe Prishtinë duhet të angazhohet në dialog dhe të punojë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Ne besojmë se një rajon i qetë dhe i bashkuar është në interesin e të gjithëve”, ka thënë Borell.