0.8 C
Skopje

Sot samiti i Ballkanit të Hapur, mungon Kosova

Sot dhe nesër do të mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur. Ky samit do të mbahet në Ohër, e do të bëjë bashkë tre shtetet themeluese, Serbinë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, ndërkohë ftesës kësaj radhe do t’i bashkohen edhe Mali i Zi e Bosnjë Hercegovina.

Kosova ka refuzuar ftesën për këtë samit. Kurti i është përgjigjur ftesës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskit me një letër, në të cilën ka shkruar se

Kosova është e angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili mbulon shumë iniciativa rajonale, duke përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u miratua dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian.

Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë.