11/12/2024

Ministrja Elisa Spiropali është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë vizitës së saj në SHBA.

Spiropali zbuloi se të dy kanë biseduar gjerësisht për marrëdhëniet mes dy vendeve, rolin e Shqipërisë në rajon dhe partneritetin e afërt në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit.

Kosova ishte po ashtu një temë diskutimi, me Spiropalin që u shpreh se diskutoi me Escobar për integrimin e plotë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe Kosovës në BE dhe sulmin terrorist serb në Veri.

Postimi i plotë:

Takim i shkëlqyer me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Biseduam gjerësisht për marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve tona, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, partneritetin e afërt në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit, mbështetjen e SHBA për integrimin e plotë të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE, sulmet terroriste serbe në veri të Kosovës dhe nevojën për llogaridhënie nga Serbia, përmbylljen e dialogut të domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë për normalizim dhe njohje, si dhe thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve tona.