24/06/2024

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka shprehur shqetësim për përfshirjen e Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA) në VLEN, në lidhje me masakrën e Reçakut. Në një status në Facebook, ministri Bekteshi theksoi rëndësinë e hetimit të kësaj çështjeje dhe kërkesën për përgjigje lidhur me rolin e BIA-së në VLEN.

Babai i gazetarit Zekirja Shabani, është arrestuar në Kosovë nën dyshimin për spiunazh me BIA-në serbe. Zekirja Shabani ka qenë aktiv në fushatën elektorale duke mbështetur VLEN-in. Ai ka përgatitur fushatën zgjedhore për Afrim Gashin.

Statusi i plotë:

A do ketë përgjigje për involvimin e BIA-së serbe në VLEN?
Çka e lidh Zekirja Shabanin, i ati i të cilit është arrestu për spiunazh në Kosovë, me VLEN?/Indeks.mk