Stadiumi i Tetovës ka qenë objekt premtimesh të shumta nga krerët e komunës së mëparshme dhe të tashme. Megjithatë, deri tani ende nuk ka filluar ndërtimi i tij. Kryetari i komunës, Bilall Kasami, deklaroi se ndërtimi do të nisë në shtator, por deri tani nuk ka pasur zhvillime në këtë drejtim. Është vështirë të thuhet se kur do të ndërtohet stadiumi.
Sipas informacioneve jozyrtare të TetovaSot, Ekolog ka shprehur dëshirën për të ndërtuar stadiumin e Tetovës. Kompania ka hedhur në tavolinën e Bilall Kasamit tre kërkesa për të realizuar këtë ndërtim. Këto kërkesa përfshijnë marrjen e stadiumit të vjetër si pronë, marrjen e një toke në fshatin Falisht, dhe një marrëveshje financiare me komunën.
1. Ekolog të merr stadiumin e vjetër si pronë të tij për të ndërtuar ndërtesa shumë katëshe në këmbim të ndërtimit të stadiumit të ri.
2. Ekolog të merr një tokë në fshatin Falisht të komunës së Tetovës, tokë e komunës që më pas të ndërtohen vila apo një fshat i vogël në këmbim të ndërtimit të stadiumit të ri
3. Ekolog ka kërkuar një marrëveshje që komuna të lidh kontratë me vlerë prej 8 milionë euro ku më pas komuna të jetë e obliguar që kompanisë Ekolog ti jep nga 2 milionë euro në vit brenda katër viteve për ndërtimin e stadiumit të ri.
Te gjitha këto kërkesa janë në tavolinën e Bilall Kasamit nga Ekolog, nëse Kasami pranon atëherë mund të ndërtohet stadiumi i Tetovës.
Portali TetovaSot disa herë ka kërkuar nga Ekolog për të folur në lidhje me kërkesat e tyre dorëzuar Bilall Kasamit dhe komunës së Tetovës për ndërtimin e stadiumit, por asnjëherë nuk ka arritur të merr asnjë prononcim e asnjë deklaratë as edhe me e-mail zyrtarë.
Nga ana tjetër Ballistët dje kanë kërkuar përgjegjësi nga Lazim Destani dhe Bilall Kasami se pse nuk ndertohet stadiumi i Tetoves.
E deri sa Ekolog dhe Bilall Kasami të mendohen se çka japin e çka marrin çka fitojnç e çka humbin vitet kalojnë dhe Tetova edhe këtë vit mbeti pa stadium.