3.8 C
Skopje

Statistika e CEFTA-s, me të dhëna “interesante”: Mallrat serbe janë shtuar gjatë qeverisë Kurti!

Statistika e CEFTA-s, me të dhëna “interesante”: Mallrat serbe janë shtuar gjatë qeverisë Kurti!
Një statistikë interesante nga burime zyrtare, flet për një paradoks që shumëkënd mund ta habisë e hutojë në Kosovë. Përderisa importi me disa vende anëtare të CEFTA-s, si Mali I Zi, BeH, Moldavia, Maqedonia, dhe Shqipëria, krahasuar me vitin 2019, sillet në suaza të një konstante, me Serbinë është e kundërta: Për shkak të reciprocitetit të vendosur nga qeveria e Haradinajt, në vitin 2019 ka pasur import mallërash serbe në vlerë 6 milionë euro, kurse në vitin 2021, që kur është në pushtet qeveria e Albin Kurtit, importi nga fqinji më problematik ka arritur në vlerë prej 306 milionë euro!
Një nga arsyet e mospërfshirjes së Kosovës në Ballkanin e Hapur, qeveria Kurti dhe shumë përkrahës të tij e marrin si argument qëllimin e Serbisë për ta vërshuar tregun unik pikërisht me këto mallra.
Po si ndodh që në Kosovë edhe pa hyrë në Ballkanin e Hapur të ketë kaq import nga Serbia?
Sigurisht qeveria e LVV-së, e cila përkrahte reciprocitetin për mallrat serbe, e kur ishte LVV-ja në opozitë edhe bojkotin e tyre, duhet të ketë ndonjë shpjegim se si i ndodhë “vërshimi” kaq i madh i këtyre mallrave?