Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike ka reaguar sot ndaj kritikave të shumta për emërimin e Ivan Stoilkoviç në vend të Artan Grubit në Ministrinë për marrëdhënie midis bashkësive, me ç’rast ka demantuar çuditërisgt këtë fakt duke shfaqur mungesë informacioni dhe dije për ligjin e votuar në Kuvend për riorganizimin e Ministrive si dhe kompetencat e Ministrisë.
Kreu i partisë Serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviç, sot e ka demantuar kreun e LD-së, Izet Mexhitin.
Stoilkoviç ka thënë se po emërohet si ministër në pozicionin më të fuqishëm të Qeverisë, të cilën akualisht e mban Artan Grubi.
Kjo deklaratë demantoi deklarimin e Mexhitit se pozita e Stoilkoviç është e pa rëndësishme dhe nuk mund ka të bëjë me Marrëveshjen e Ohrit.
Ministria të cilën pritet ta merr Stoilkoviç më heret ka qenë sekretariat për Marrëveshjen e Ohrit e më pastaj u shëndërrua në Ministri për Sistem Politik dhe Marëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe ka për detyrë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit