03/10/2024

Gazetari i Radios Kanal 77, dhe njohës i çështjeve politike të vendit Stole Naumov, në lidhje me “dorëheqjen” e kryeministrit Dimitar Kovaçevski para disa ditësh, mendon se ka qenë një vendim i duhur, ndërkaq u bën thirrje të gjitha partive politike të bien në konsenzus për ndryshimet kushtetuese. Mirëpo, kjo sipas tij,nuk do të bëjë që Mickovski të ndërrojë vendimin qët’u lëshojë rrugë ndryshimeve kushtetuese

“Mund të duket se nuk ka më alibi, por Mickovskit nuk i duhet arsye, ai ka shtyrë fushatën zgjedhore për Bullgarinë, identitetin, apokalipsin, fshirjen dhe zhdukjen e Maqedonisë dhe maqedonasve, shqiptarizimin për nje kohë të gjate. Dhe në vend që të zbutet pas çdo oferte, narrativa e tij ashpërsohet, e mban gjithnjë tensionin, për çka i janë të mirëseardhur politikanët bullgarë dhe shqiptarë nga Maqedonia dhe vendet fqinje.”, thotë Stole Naumov për portalin indeks.mk, duke shtuar:“Duket se nuk ka oferta që mund ta bindin atë, madje edhe nëse Makron dhe Baiden bëhen bashkë, ai nuk do të lëvizë.”

Naumov thotë se do të ishte e drejtë dhe e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë nga Mickoski dhe të gjithë liderët e tjerë që janë fillimisht për zgjedhje, e më pas për amendamente kushtetuese, ofertë të qartë dhe garanci se së shpejti do të fillojmë negociatat me BE-në, ashtu siç e kërkojnë me vendosmëri, garancitë e pakundërshtueshme nga BE se Sofja nuk do të bllokojë.

“Unë do të doja që zgjedhjet të zgjojnë një konsensus pasi të gjithë të bien dakord dhe të votojnë Kushtetutën dhe shpresoj që Uashingtoni të ketë një as të fortë në mëngë për bindje dhe bashkim, përndryshe ne do të presim për katër vitet e ardhshme ose edhe më shumë.”, përfundon Stole Naumov.

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski disa ditë më parë paralajmëroi dorëheqjen në rast të votimit të ndryshimeve kushtetuese. Këtë akt e kishin paralajmëruar edhe partitë e tjera, si Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për shqiptarët. Analistët politikë në lidhje me dorëheqjen e Kovaçevskit u shprehën se ky paralajmërim ka ardhur si pasojë e rrethanave politike që po zhvillohen në vend për momentin, dhe si pasojë e nxitjes së VMRO DPMNE-së për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ditë më parë, profesorët Rizvan Sulejmani dhe Sefer Tahiri në deklaratat për indeks.mk e kishin quajtur dorëheqjen e Kovaçevskit si hap të guximshëm për dalje nga kriza politike, por që sipas prof..Sulejmanit, kjo njëkohësisht, edhe demaskon gjithë kruspullin e VMRO-DPMNE-së. /indeks.mk