Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ka nënshkruar në zyrën rajonale të KSHZ-së në Strugë me shumë simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim në perkrahje të Bujar Osmanit për president të vendit.
Shaqiri shkruan se është nder që bashkarisht të jenë pjesë e historisë së ndryshimeve pozitive në Maqedoninë e Veriut, duke përkrahur kandidatin e BDI-së për president.
Statusi i plotë:
Me kënaqësi dhe krenari vura nënshkrimin tim për përkrahje, që Bujar Osmani të jetë kandidat për president të shtetit.
Për mua është nderë të jem pjesë e historisë së ndryshimeve pozitive në vendin tonë.
Kujtojmë se kandidaturën e Osmanit e ka bërë të ditur dje kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të avokojë për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit në Kuvend dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. /indeks.mk