13/04/2024

Para se të hyjë në oborrin e UT-së, kryediplomati Osmani është ndalur nga një i panjohur, i cili derisa po ia zgjaste dorën iu falënderua Ministrit Osmani për ndihmën që si mjek ia kishte ofruar familjarit të tij. Ai madje i ka rrëfyer se ka regjistruar mjekësinë dhe se ministri Osmani ka qenë pikë reference, inspirim që ai një dit të bëhet mjek.

Me poshtë videoja e plotë:

Studenti: Jam shumë, shumë falënderues, jeni edhe pika e parë që më ka shty ta regjistroj mjekësinë

BO: Tash në mjekësi je?

Studenti: Po

BO: Edhe.. cili vit?

Studenti: Viti i tretë.

BO: Si të shkon, mirë? Në Shkup apo në Tetovë?

Studenti: Këtu në Tetovë. Shumë faleminderit. Përgëzime edhe nga familja!

BO: Faleminderit shumë!