11/12/2024

Dashuria dhe xhelozia janë gjithmonë bashkë. Por kjo e fundit mund të kthehet edhe në një moster me sy jeshile, siç shkruante Shakespeare, duke helmuar ndjenjën, veten dhe tjetrin. Nëse nga njëra anë ka një qëllim evolutiv dhe mbrojtjen e species, nga ana tjetër, është ndjesi shkatërruese, veçanërisht në ato raste, ku kthehet në kërcënim për jetën, dhe në qendër të opinionit publik bashkëkohor për aktet e dhunës, përndjekje, feminicid dhe vetëvrasje.

Një studim shkencor është përqëndruar pikërisht nëse mund të arrihet të dallohen subjektet në rrezik për të parandaluar rastet fatkeqe.

Sipas studimit shkencor, një atak xhelozie konsiderohet një stuhi emocionale e kimike në një zonë të trurit që primatët e aktivizojnë kur duhet të elaborojnë informacione që kanë të bëjnë me të ardhmen.

Në trurin e personit xheloz aktivizohet një sasi shumë e lartë dopamine, që është hormoni i stresit, që zakonisht në prani të situatave të vështira, balancohet nga të tjera substanca që e bëjnë njeriun të mbajë vetëkontrollin dhe të jetë i arsyeshëm. Por në disa persona aksesi i dopaminës se çliruar shkakton humbjen e vetëkontrollit, dhe nga eksperimentet rezulton se aktiviteti i zonës së trurit përgjegjëse është shumë më i lartë, njëkohesisht tek meshkujt çlirohet gjithashtu një sasi shumë e lartë testosteroni. Për me tepër, aktivizohet një zonë e trurit që tek njeriu është pergjegjëse për sjelljet agresive.

Gjithashtu në studimin e realizuar nga Universiteti i Pisës në Itali rezulton se xhelozia lind në pjesë të ndryshme të trurit tek femrat e tek meshkujt, gjë që shpjegon edhe arsyet përse pothuajse gjithmone janë gratë viktima të akteve të dhunshme dhe ekstreme.

Klan News