Reshje të dendura të shiut dhe breshrit në orët e vona të pasdites, dje e kanë goditur qytetin e Resnjës dhe vendbanimet përreth në Prespë.
Nga Komuna e Resnjës thonë se stuhia, reshjet e dendura të shiut, breshëri dhe bubullimat kanë shkaktuar dëme që do të regjistrohen gjatë ditës së nesërme.
Stuhitë e forta shkaktuan ndërprerje disa orëshe të furnizimit me energji elektrike në Oteshevë, dhe disa vendbanime të tjera, ndërsa në qytet nuk kishte rrymë për një orë. Dëmet më të mëdha i janë shkaktuar mollëve, por edhe kulturave të tjera bujqësore, bëri me dije sonte vetëqeverisja lokale atje. /tv21/