24/02/2024

Në mbledhjen e mbajtur sonte, Dega e Çairit propozoi dhe njëzëri miratoi që Suat Alija ti prijë Shtabit të degës së Çairit, ndërsa zëvendës të shefit të shtabit të jenë Bujar Osmani dhe Artan Grubi.

Sekretar i Shtabit do të jetë Nazim Bushi, si dhe anëtar i kryesisë së Shtabit, Ejup Alimi.

Kështu ka shkruar kryetari i degës së BDI-së në Çair Bekim Neziri i cili mes tjerash ka shkruar:

Me këtë përzgjedhje, zgjedhjen e shefave të shtabeve vendore, shefin e shtabit të Forumit Rinor dhe Sekretariatit për Mundësi të Barabarta, dalngadalë, struktura e shtabit dhe ekipi fitues po formohet. Uroj nga zemra, të kemi fushatë dinjitoze, të garrojmë me programe dhe projekte konkrete dhe të fitojë më i miri për qytetarët, që padyshim do të jetë Bashkimi Demokratik për Integrim me prijësin tonë, Liderin e shqiptarëve Ali Ahmeti!

Sinqerisht,
Bekim Neziri