12/10/2024

Serhou Guirassy është sulmuesi i momentit jo vetëm në Bundesliga, pasi 27-vjeçari i Stuttgart-it po kalon një formë fantastike.

Një formë që ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave Europiane dhe mes tyre edhe Milanin, me “kuqezinjtë” të cilët po e monitorojnë me shumë interes 27-vjeçarin.

Drejtuesit italian po mendojnë seriozisht për merkaton, kjo pasi Giroud tani është në perëndimin e karrierës, ndërsa Jovic dhe Okafor nuk kanë dhënë ende sinjale se mund të përballojnë të vetëm sulmin te skuadra e Pioli-t.

Guirassy është emri që kryeson listën e dëshirave te Milan dhe këtë e kanë konfirmuar edhe mediet italiane, ndërsa pritet që oferta e parë të bëhet në muajin janar dhe po flasim për një operacion rreth 20 milionë euro, pra dyfish nëse krahasojmë transferimin e tij drjetë Gjermanisë, me Stuttgart që shpenzoi 9 milionë euro te Rennes. /Supersport

Top Channel