25/06/2024

Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi përmes një statusi në Facebook ka komentuar zgjedhjen e Talat Xhaferit për Kryeministër në Maqedoninë e Veriut.

Surroi shkruan se më këtë veprim do të ishtë krenar dhe Arbën Xhaferi, i cili së bashku me Ali Ahmetin ndërtuan idenë për paqe në Maqedoni sipas Marrëveshjes së Ohrit.

Statusi i plotë:

Në ditën e betimit të Talat Xhaferit kryeministër të Qeverisë teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ishte krenar Arbën Xhaferi, intelelektuali e prijësi politik shqiptar që ndërtoi koncensusin me prijësin e UÇK Ali Ahmeti, për të gjetur paqe në RMV e për të hapur me Marrëveshjen e Ohrit para gati një çerek shekulli një proces transformimi që do të sjellë edhe këtë ditë të sotme.