0.8 C
Skopje

Sveçla i VV-së thotë unaza qendrore e Prishtinës u testua sa për t’u dukur se po bëhet diçka, edhe qytetarët skeptikë

Me vendim të Komunës së Prishtinës, edhe të dielën vazhdon testimi për shndërrimin e unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Testimi, sidomos gjatë ditës së shtunë, ka shkaktuar kolona, duket edhe për shkak se qytetarët nuk kanë qenë sa duhet të informuar.

Shefi i Grupit të Asambleistëve të Vetëvevendosjes në Kuvendin e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë për Ekonomia Online tha se ky vendim duket se është marrë nga kryetari i Komunës, Përparim Rama, nga presioni publik për shkak të mospunës dhe nevojës “për t’u dukur se po bëhet diçka”.

“Është një vendim i ngutshëm dhe i paplanifikuar mirë dhe që rezultoi me vikendin më të ngarkuar qe një kohë të gjatë”.

“Besoj që ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së presionit publik për mospunë ndaj Komunës së Prishtinës. evoja për t’u dukur se po bëhet diçka rezultoi me këtë ide e cila vështirësoi dje qarkullimin nëpër krejt qytetin e Prishtinës dhe paraqiti pengesa të mëdha tek qytetarët e Prishtinës”.

Tutje, Sveçla shtoi se ka munguar një fushatë sensibilizuese para se të merret vendimi.

“Mendoj se ka munguar një fushatë sensibilizuese për këtë veprim që do të ndërmerret. Është bërë publike vetëm dy apo tri ditë para zbatimit të tij. Pastaj dihet mirëfilli se në Prishtinë asnjëherë nuk ka problem në komunikacion gjatë vikendit dhe mendoj që kjo analizë nuk mund të japë një rezultat të saktë se si do të jetë kjo gjatë ditëve të punës”.

“Çështje tjetër është se Komuna e Prishtinës e ka prezantuar një trajektore tjetër se si do të zhvillohet komunikacioni për vikend, mirëpo dje në mëngje, në vikend, kemi pasur një rrugë tjetër . Është ndryshuar trajektorja e paraparë dhe në këtë drejtim mendoj se ka qenë një test i dështuar”.

Asamblisti i Vetëvendosjes u shpreh që Komuna e Prishtinës duhet të zbatojë Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban i cili është përpiluar nga ekspertë të jashtëm.

“Plani i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban është në dokument, analizë e porositur dhe kontraktuar nga Komuna e Prishtinës, e përpiluar nga ekspertë të jashtëm dhe i cili përmban mjaft sugjerime se çfarë duhet bërë edhe në kuptimin e rregullimit të komunikacionit në Prishtinë”.

“Zakonisht nëpër botën modern testet bëhen nëpër laboratorët modernë e ku subjekt janë minjtë. Kurse këtë vikend Prishtina i ngjante një laboratori të madh, ndërsa objekt hulumtimi ishin qytetarët e Prishtinës”.

E dy nga qytetarët e Prishtinës i treguan Ekonomia Online për përvojat e tyre në këto dy ditë sa ishin duke u bërë testimet për unazën e kryeqytetit.

Qytetari Sokol Haliti tha se kjo formë e testimit po bën bllokadë të madhe në kryeqytet dhe se pengesa për lëvizje është mjaft e madhe.

“Pengesa është boll, kjo rruga çarkore po pengon. Me pas lënë nga ‘Garibaldi’ siç ka qenë plan më parë kish qenë shumë më mirë. Kështu shumë bllokadë të madhe po bëjnë. Shpresojnë të hënën mos ta lënë kështu”.

Kurse Agim Maloku tha se qytetarët janë bllokuar pasi që nuk kanë qenë të informuar që do të bëheshin testime.

“Njerëzit dje bllokoheshin se nuk e kanë ditur. Vinin nga Fushë-Kosova dhe e ngatërronin rrugën. Ka qenë e shtunë, se me pasë qenë ditë pune e javës, kishte qenë edhe më vështirë. Bllokoheshi.njerëzit, ankoheshin. Prej Hotel ‘Prishtinës’ deri te “Santea” për me u lidh tek semafori bëhej kolona”.