16/01/2025

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka shkurar për emrimin historik të Talat Xhaferit në postin e kryeministrit shqiptar në RMV.

Tahiri në statusin e tij ka cituar disa fjalë që tashmë kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi i ka thënë në konferencën e parë zyrtare, raporton indeks.mk

Sipas Tahirit në historinë e re të shqiptarëve ka skalitur përjet lideri Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë.

Mes tjerash ai ka përmendur dhe vlerësuar lartë edhe punën e madhe që sipas tij në Qeveri bëri deri më tani, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Statusi i plotë:

Talat Xhaferi e mbajti fjalimin e parë pas marrjes së detyrës si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai tha, ‘me ndërgjegje të pastër dhe përgjegjësi të plotë kam pranuar këtë detyrë’. Dihet mirë dhe kurr nuk do të harrohet se veprat kombëtare e politike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut , në historinë tonë më të re i ka skalitur përjet lideri Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë. Andaj, urime kryeministër, Talat Xhaferi, poashtu respekt për punën e madhe që e bëri në qeveri, zëvendës kryeministri, Artan Grubi.