11/12/2024

Kryeministri shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qenë sonte i ftuar në “Top Story” me drejtuesen Grida Duma në Top Chanel.

Foli edhe për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

“Duke referuar anketave gjasat janë reale dhe Bujar Osmani qëndron mirë. Njeri të panjohur ndërkombëtarisht dhe pa pasur aurën e asaj që Bujari mban brenda për publikun, nuk mund të nxjerësh njeri të panjohur, e ritheksoj, sipas anketave, Bujari qëndron mirë” ,tha mes tjerash Xhaferi.

Duke komentuar një fotografi me kreun e integristëve, Xhaferi tha se Ahmeti ka qenë dhe është komandant të cilit ja ka besuar edhe jetën.

“Me Ali Ahmetin jamë bashkë për 22 vite e tepër, jemi në bashkërenditje të të gjitha punëve dhe dhe normail që të gjithë janë të gëzuar. A e shifni, edhe prapavia është ndryshe. Është tjetër emocion. Ai është komandanti të cilit ja kam besuar edhe jetën time dhe duke menaxhuar strukturat ushtarake”, tha Xhaferi..

Për Xhaferin, veprimi dhe sjellja e opozitës nuk është një risi.

“Partia më e madhe opozitare sot, VMRO-ja ka qenë në pushtet për 11 vite dhe duke qenë pjesë e pushtetit lëshoi mundësinë që në 2008-tën vendi të jetë anëtare e NATO-s, për politika populiste e ditore. Duke menduar vetëm për rejtingun e vet, politik, la vendin që të pres për 10 vite, edhe pse zgjidhja e atëhershme për emrin ishte më e favorshme se sa zgjidhja e fundit se sa kjo në vitin 2018-19. Edhe sot VMRO-ja opozitare po e bën politikën populiste që e ka bërë dikur”, tha mes tjerash kryeministri.