Po ndihet një nervozë në radhët e VMRO-së lidhur me referendumin kundër Protokollit me Bullgarinë. Edhe duan edhe nuk duan….Duket se Mickovski ka hyrë në një udhë të pa krye prej së cilës nuk dihet se si do të dalë.
Ose, mos është e gjithë kjo vetëm një lojë për publikun?!
Vetë iniciativa adresuar në Kuvend duket se është “paketuar” asisoj që ai të hasë në pengesën e pare.
Ndoshta ky dhe është qëllimi i ideatorëve të të referendumit, që të bëjnë zhurmë kinise duan të mbrojnë identitetin, hsitorinë dhe gjuhën maqedonase, e në anën tjetër, janë të vetëdijshëm për pafuqëinë e tyre reale për të bërë diçka kundër këtij projekti politike që çon Maqedoninë në BE! Pse?
Sepse, vetë iniciativa drejtuar organit më të lartë ligjdhënës, që nuk i përmbush aspeket formale, e dinë se te Talat Xhaferi mund të mos kalojë. Këtë ai e ka dëshmuar edhe herave të tjera kur përfaqësuesve të VMRO-së u ka mbajtur leksion nga çështjet juridike e të rregullores. VMRO-D{MNE-ja propozimin për referendum e ka dërguar në Kuvend pa emrin kushtetues të Maqedonisë(edhe një broçkull për publik!), edhe duke e ditur se Talat Xhaferi, si kryetar i Kuvendit, nuk do ta vë në rend dite, sepse shpreh mosrespektim të vetë shtetit.
Prandaj, do të jetë interesant se çfarë do të vendosë Talat Xaferi.