05/11/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi kanë takuar sonte qytetarët e Kumanovës.

Kryeministri Xhaferi para kumanovarëve tha se pozita më të cilën është ngarkuar është plot me përgjegjësi, ndaj si të tillë do ta kryej me përpikmëri dhe profesionalizëm.

“Preferoj më shumë të punoj për atje kur më keni caktuar e votuar, se sa të flas. Mirëpo ju falemnderoj për besimin e dhënë me plot përgjegjesi dhe ju them se nuk është pozitë e kryeministrit teknik, por është pozitë me përgjegjësi të plotë, sepse vijojmë të gjitha punët që I la qeveria paraprake për tu realizuar e finalizuar siç duhet. Pa dyshim se duhet të sigurojmë zgjedhje të drejta, fer dhe demokratike, mirëpo edhe punët e tjera nuk ndalojnë, drejt një Maqedonie Europiane. Ju falemnderit për besimin, kryetar, organeve partiake dhe gjithë qytetarëve”, deklaroi Xhaferi.