Deputeti socialist, Blendi Klosi ka uruar kryeministin e parë shqiptar, Talat Xhaferin pas marrjes së postit të ri.
Klosi në urimin e tij shkruan se ky veprim tregon se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues, ndaj kjo ditë mbetet historike për të gjithë.
Urimi i plotë:
Urime mikut tonë Ali Ahmeti dhe BDI për këtë arritje Historike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut , për të pasur për herë të parë një Kryeministër shqiptar!
Ky është një tregues që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues, dhe ky hap historik tregon që vetëm paqja, bashkëpunimi ndëretnik sjell zhvillim në rrugën tonë të përbashkët Europiane, e kush më mire se sa një figurë emblematike si Talat Xhaferi mund të ishte në atë post në këtë moment historik.
Urime shqiptarëve anembane, ditët më të mira janë perpara!