01/12/2024

Po bëhet pothuajse një vit prej kur kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari u bë banori më i ri resident i kryeqytetit, kjo pasi ai investoi në një pronë familjare, një shtëpi luksoze në një ndër lagjet më të shtrenjta në Shkup.

Në lagjen Karposh, ku çmimi real për blerjen e patrundshmërive varijon prej 1400 euro për banesa ndërsa edhe më i lartë për shtëpi, Taravari bleu një shtëpi me një çmim tepër të ulët, prej 576 euro për metër katro, pra më lirë se sa gjysma e çmimit real në tregun e pronave.

Ky informacion zyrtar ndonëse u publikua nga faqja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mirëpo nga Taravari kurrë nuk pati një përgjigj që do e arsyetonte pronën të cilën e posedon…

Por, a është real çmimi, kur dhe nga kush e bleu shtëpinë Arben Taravari?

Detajet e shtëpisë
Lagjja: Karposh, Shkup
Sipërfaqja: 261m2
Çmimi: 150 475 €
Sheshi: 576 €
Kujtojmë se paga e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si kryetar i komunës së Gostivarit është rreth 2.000 euro.