Edhe pse pak çaste më parë, Aleanca për Shqiptarët nëpërmes një konference për shtyp njoftuan se kanë ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi me VMRO-në e Mickoskit kjo në praktikë nuk po zbatohet sepse zyrtarët e sajë vazhdojnë të bashkëpunojnë me kuadrot e VMRO-së në nivel lokal.
Kësisoj është Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët që ende nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares së Qytetit të Shkupit edhe pse pikërisht Danella Arsoska ishte mollë sherri për prishjen e koalicionit.
Bashkëpunimin në nivel lokal me kuadrot e VMRO-së e vazhdon edhe nënkryetari i ASH-së, Arben Taravari i cili ende vazhdon të mos i shkarkojë nga detyra drejtorat e VMRO-së në Komunë të Gostivarit.
Ndryshe arsyeja e prishjes së koalicionit mes ASH-së dhe VMRO-së ishte pikërisht kryetarja e qytetit Arsoska e cila pas incidentit në sheshin Skënderbeu shkarkoi pa pyetur e konsulltuar askënd nga ASH-ja, Zudi Enuzi-Koka, për arsye se vëllau i tij, Isuf Koka, ishte direkt i përfshirë në incident.