03/10/2024

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Aleanca për Shqiptarët ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me partitë opozitare, raporton indeks.mk

Ai si derivate të BDI-së e ka cilësuar Unitetin e Gëzim Ostrenit dhe Alternativën e Afrim Gashit, me të cilin, krahu i Taravarit vazhdon të bashkëpunojë.

Ka qenë derivate i BDI-së edhe Uniteti, edhe Alternativa. ASH-ja e ka kredibilitetin më të madhë për të udhëheq opozitën.

“2016-tën kemi bashkëpunuar me RDK-në dhe Unitetin, që ishte derivat i BDI-së. 2020 kemi bashkëpunuar me Alternativën që gjithashtu ka qenë derivat i BDI-së, kjo është e pakontestueshme. ASH-ja e ka kredibilitetin dhe e udhëheq opozitën”, tha mes tjerash Taravari./indeks.mk/