05/10/2024

Si duket, përpjekjet e Arben Taravarit për të teguar se Aleanca për Shqiptarët është me të, kanë rezultuar me caktimin e një mbledhje(kuvend) për ditën e nesërme(8 shkurt) në Kumanovë, ndonëse kryetari i Kuvendit Qendror, Zijadin Sela, mbledhjen e ka caktuar për të shtunën në Shkup, në Resortin Bushi, në ora 13.00.

Për këtë arsye, Zijadin Sela ka informuar mediat dhe kuvendarët e Aleancës për Shqiptarët se nuk ka kurrfarë kuvendi që do të mbahet nesër në Kumanovë.

“E gjithë kjo ngjall dyshimet në atë se kreu i partisë, Arben Taravari ndoshta do të mbledh Kuvendin Qendror para mbledhjes së caktuar nga kryetari i KQ-së, Ziadin Sela, për ditën e shtunë. TV21 që nga mëngjesi ka kontaktuar kryetarin e partisë, Arben Taravari, por deri në publikimin e këtij informacioni, nuk i është përgjigjur pyetjeve tona”, thuhet në një postim në facebook që e ka transmetuar TV21.

Aleanca për Shqiptarët u gjet në këtë situate prej vendimit të kryetarit Arben Taravari që t’i bashkëngjitet bllokut opozitar të partive shqiptare, për çka nga shumë bashkëpartiakë u akuzua se këtë e ka bërë pa u konsultuar me organet partiake. /indeks.mk