9.8 C
Skopje

Taravari pro bllokadave të VMRO-së, Sela kundër

Pas paralajmërimit mediatik të VMRO DPME-së për bllokimin e punës së Kuvendit duke filluar nga 10 Maji, partitë opozitare shqiptare shprehën qëndrimet e tyre lidhur me këtë vendim. Lëvizja Besa përkrahu iniciativën destruktive të VMRO-së, ndërsa Aleanca për Shqiptarët edhe pse fillimisht mohoi se do të rreshtohet në përkrahje të saj, zëra brenda subjektit pohojnë se ka mospajtim lidhur me pozicionimin e ASH-së kundrejt kësaj çështje mes kryetarit Ziadin Sela dhe sekretarit të përgjithshëm Arben Taravari.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari përkrah bllokadën që inicon VMRO-ja edhe përkundër pasojave dhe krizës politike që mund të shkaktojë e njejta në dëm të qytetarëve të vendit.

Pas bashkëpunimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale me VMRO-në, Taravari tashmë njihet për qëndrimet e tij pro VMRO-së duke dashur që kështu të shpaguhet për favorin që subjekti më i madh opozitar maqedonas në vend i bëri duke e ndihmuar të jetë kryetar i Komunës së Gostivarit.