-1.2 C
Skopje

Taravari rrezikon jetën e qytetarëve vetëm për të reklamuar projektin e papërfunduar

Se propaganda e Arben Taravarit në rrjetet sociale nuk zgjedh çmim, tregon rasti që arritëm ta zbuloim këto ditë. Shtyllat me ndriçim të vendosura rreth koritës së lumit Vardar, enda pa u vendosur të gjitha në përdorim, Arben Taravari i shfrytëzoi për të bërë propagandë se u bë diçka në terren, informon opinionshqip.live

Por kjo aventurë e Taravarit mund tu kushtojë shumë qytetarëve dhe veçmas fëmijëve të Gostivarit. Instalacioni elektrik që është përdorur për dritat e shtyllave ka ngelur i paizoluar në një vend publik, konkretisht ndër urën e lumit Vardar.

Ka qenë fati i mirë i banorëve të Gostivarit që nuk janë ofruar aty afër dhe të prekin kabllot e paizoluara e që mund të shkaktonin përfundim tragjik për banorët e Gostivarit.

Çdo fëmijë apo qytetarë i Gostivarit për momentin është në rrezik potencial për jetë. Dhashtë Zoti që fëmijët të mos bien në kontakt me kabllot e zhveshura dhe të mbyten nga energjia elektrike.

Ky rrezik potencial për banorët e Gostivarit ka koston e politikës ditore të Taravarit. Lërë që një investim qoftë edhe 500 euro e publikon 10 / 12 herë në Facebook, shkon aq largë sa edhe investime të papërfunduara t’i publikon në Facebook, edhe me çmimin për të pësuar jetë njerëzisht. Veprimet e tilla të Taravarit janë bërë tashmë dukuri në qytetin e Gostivarit. Punët e hapura në terren dhe të lëna pas dore me muaj të tëra, kanë shaktuar incidente me njerëz dhe aksidente automobilistike. Deri tani, Taravari nuk ka kërkuar as edhe falje publike për dëmet e shkaktuara këto katër vite ndaj qytetarëve të Gostivarti, edhe pse, kanë ardhur si rezultat i neglizhencës së tij të qeverisjes.