Për ҫdo ditë që kalon, opozitarët e VLEN dëshmojnë se janë bërë bashkë për të përmbushur egot dhe dëshirat e njëri tjetrit.
Edhe pse në fillim thanë se në mesin e tyre nuk ka dallime dhe se të gjithë janë të barabartë këtë gjë sonte e mohoi kandidati për president nga opozita, Arben Taravari.
Në Click Plus, Taravari ka thënë se një nga diskutimet që ka bërë me Ziadin Selën ka qenë nëse duhet shkuar vetë në zgjedhje ose me opozitën.
Sipas tij, Sela ka qenë i mendimit se ASH-ja duhet të shkojë e vetme në zgjedhje, por shton se vet ai, (Taravari) është i mendimit se ASH-ja duhej të bashkëngjitej me opozitën për të prirë, udhëhequr atë.
Kundërthënëse janë edhe disa deklarata të zyrtarëve të VLEN, brenda pak ditësh ata u demantuan mes vete për ҫështjen e numrave në lista, një ditë u tha se nuk është biseduar, e të nesërmen u tha se kush ku do jetë dhe në cilën pozitë.
Sipas informacioneve, Mexhiti do t’i prijë opozitës në zonën 1, Afrim Gashi në zonën 2, Bilall Kasami në zonën 6, ndërkaq zona 5 pritet të jetë një garë e brendshme, pasi për bartës dëshiron edhe Bekim Qoku po edhe Fatmir Limani dhe figura të tjera kanë ambicje.