Edhe pse kongresi i partisë e shkarkoi dhe vet deklaroi se partia nuk është e rëndësishme, Arben Taravarit vazhdon t’i pëlqejë që të tjerët ta thërrasin si kryetar i ASH-së.
Ai në këtë cilësi sonte ka marrë pjesë në emisionin debativ, Debat Plus në RTV Dukagjini në Kosovë.
Ai tha se në garën për president është future duke llogaritur se nëse shkon në rrethin e dytë shpreson në votat e Lidhjes Social Demokrate.
I pyetur nëse ka dokument zyrtar për koalicion me opozitën, Taravari mbeti në udhëkryq dhe u arsyetua se ende vazhdon të jetë kryetar me dokumente.
“Kam pasur ofertë edhe nga partia ime që të kandidohem për president”, tha mes tjerash Taravari.
Se ka pasur ofertë për tu kandiduar për president nga ASH, mbrëmë e tha edhe Krenar Lloga.