11/12/2024

Komisioni Palestinez i të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve deklaruan se 70 palestinezë u arrestuan në bastisjet izraelite gjatë natës në Bregun Perëndimor.

Arrestimet u kryen në Ramallah, distriktin Hebron, Qalqilya, Nablus dhe në kampin e refugjatëve Shuafat, shkruan Al Jazeera.

Në mesin e të arrestuarve është Marouf Rifai, një këshilltar i Autoritetit Palestinez, anëtari i Fatahut Rafat Alian dhe aktivistja e njohur palestineze, Ahed Tamimi.

Më shumë se 2000 persona janë arrestuar në këto bastisje që nga 7 tetori, duke përfshirë 49 gra dhe 17 gazetarë./abcnews.al