16.8 C
Skopje

Të sapomartuarit ftojnë Keanu Reeves në dasmën e tyre: aktori shfaqet në befasi


Keanu Reeves i la të gjithë pa fjalë duke u shfaqur çuditërisht në një dasmë ku nuk njihte askënd.

 

James dhe Nikki Roadnight, një çift i porsamartuar anglez, e ftuan në dasmën e tyre aktorin, fansa të zjarrtë të tij, por duke menduar se ai nuk do ti pergjigjej kurrsesi pozitivisht fteses se tyre.

 

Por në vend të kësaj, Reeves i befasoi të gjithë dhe në momentin e PO-së nga partnerja ne cift,  ai ishte i pranishëm.

 

Të ftuarit, të afërmit dhe miqtë e të celebruarve kanë mbetur pa fjalë.

 

Në realitet, ylli ishte i ftuar në dasmë vetëm sepse po qëndronte për pushime nëhotel ku u mbajt pritja, në Northamptonshire.

 

“Nuk e dinim nëse do ta bënte apo jo, por ishte mirë që burri im mundi të fliste me të. Ishte shumë i dashur”, tha Nikki.

 

Çifti padyshim ka shfrytëzuar rastin për të bërë disa foto me aktorin.

 

“Ai ishte shumë i sjellshëm dhe miqësor dhe na uroi për martesën tonë – shtoi dhëndri James .