16.8 C
Skopje

Ten Hag pret të shohë një shpirt luftarak ndaj Liverpool

schedule19:40 – 19 Gusht, 2022

Erik ten Hag, pret të shohë një shpirt luftarak nga skuadra e tij kundër skuadrës së Jurgen Klopp.

“Ne punojmë nga ndeshja në ndeshje dhe tani është Liverpool. Natyrisht, ne e dimë se çfarë ndodh kur luan kundër Liverpool-it dhe veçanërisht kur je Manchester United. Pra, sigurisht, duhet të jemi gati, por gjithashtu duhet të fitojmë pikë, duhet të luftojmë me veten në këtë sezon.”, tha Ten Hag.

“Unë e di, ne jemi rivalë dhe ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, por veçanërisht këtë lojë”, shtoi ai. /abcnews.al/