24.8 C
Skopje

Tërmeti e bën ‘tërmet’ në Tepelenë/ Fiton me rezultatin më të thellë të këtyre zgjedhjeve deri tani

82.67%, është ky rezultati i siguruar nga socialisti Tërmet Peçi në Tepelenë, përballë dy kundërshtarëve nga opozita, të cilët kanë marrë 7 dhe 10% secili.

Peçi fiton kështu mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Tepelenës, dhe duket se socialistët fortifikojnë bastionin e tyre në këtë qytet.

Në më shumë se 10 Bashki ka përfunduar tashmë numërimi i votave, ku në shumicë dërrmuese Partia Socialiste është shpallur fituese, si në Pustec, Selenicë, Elbasan, Kamëz, Vorë, Kolonjë, Tepelenë, Peqi dhe kryeson në pjesë tjetër të mbetur të vendit.

Ndërkohë Bashkë Fitojmë ka mundur të sigurojë fitoren deri tani në dy Bashki, në Memaliaj dhe në Pukë.