24/02/2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën ” Bllagoja Toska”afër Spitalit Klinik në Tetovë informon Tetovasot.

Në aksidentin e rëndë mes dy veturave TS, raporton se ka disa të lënduar. Aksidenti ka ndodhur shkaku se në këtë zonë ose rrugë më saktësisht nuk ka as shenja komunikacioni, as rrethrrotullim e as sinjalizim horizontal se kush ka të drejtë. Pas lëshimit të rrugës “Bllagoja Toska” kanë ndodhur shumë aksidente shkaku i mungesës së shenjave, semaforëve apo rrethrrotullimit. Komuna e Tetovës në anën tjetër nuk po merr masa për vendosjen e shenjave.

Një veturë e tipit Audi shihet tepër e dëmtuar në ndërkohë që Policia ka arritur në këto çaste në vendngjarje dhe pritet të jep më shumë detaje rreth këtij aksidenti.TS