9.8 C
Skopje

Teuta Arifi: Kasami ka lutur Ahmetin për marrëveshje!

Kandidatja për Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, sonte në ClickPlus në TV21, tha se kundërkandidati Bilall Kasami nga frika për tu përballur në fushë të mejdanit kanë lutur kreun e BDI-së që të bëjnë marrëveshje për Tetovën.

“Ka qenë z.Kasami me bashkëpartiakët e tij të cilët të friguar për të dal në betejën reale ashtu siç duhet të bëhet burrërisht dhe në fushë të mejdanit, kanë shkuar dhe kanë lutur kryetarin Ahmetin për të bërë marrëveshje për Tetovën. Kanë marrë përgjigjen e sakt nga ai dhe nga tetovarët do ta marrin ditën e diel akoma më qartësisht”, tha Teuta Arifi.