11/10/2024

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në “Pressing” të T7 tha se nëse Maqedonia e Veriut tenton të bëjë qeverisje pa shqiptarët, skenari dihet.

“Nuk dua të parashoh gjëra shumë të këqija. Nëse Maqedonia tenton që të bëjë qeverisje pa forcën legjitime të vullnetit politik të shqiptarëve, skenari dihet si do të zhvillohet”, tha ai.

Thaçi u pyet se a do të thotë forcë legjitime partia shqiptare që merr më së shumti vota.

“Absolutisht”, u përgjigj ai.

“Nuk do të kisha pasë dëshirë që me ardhë në atë situatë, kur e ke destabilizimin ndashe në mëngjes, ndashe në mbrëmje, pyetje sekondash”, tha ai.