6.8 C
Skopje

Thiago Alcantara shpallet lojtari i javës në Champions League

schedule21:02 – 28 Prill, 2022

Champions League ka mbyllur ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të saj, ku dy skuadrat angleze nuk zhgënjyer ndaj skuadrave spanjolle, teksa Manchester City arriti të fitonte në shtëpinë e tij me shifrat 4-3 ndaj real Madrid, ndërsa Liverpool mposhti 2-0 Villarreal.

Lojtari i javës së këtij kompeticioni është shpallur futbollisti i “The Reds”, Thiago Alcantara.

Paraqitja e treguar e Thiagos ndaj Villarreal mbrëmjen e djeshme ka bërë që ai të shpallet edhe lojtari i kësaj jave, duke marrë edhe çmimin e më të mirit. /f.a/abcnews.al