11/12/2024

Zakonisht thinjat e hershme shkaktohen për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese ose ndonjëherë mund të jetë gjenetik. Por, ka edhe faktorë të tjerë.

Stresi

Shkaku i parë është stresi. Stresi ndikon në trupin tonë në mënyra të ndryshme.

Hulumtimet pretendojnë se rritja e nivelit të stresit mund të përshpejtojë procesin e plakjes së bashku me reduktimin e prodhimit të qelizave staminale që prodhojnë pigment.

Pirja e duhanit

Tymi që del nga duhani përmban kimikate që gjithashtu mund të përshpejtojnë plakjen e flokëve.

Përveç kësaj, duhani gjithashtu ngadalëson prodhimin e aromatazës, e cila është një enzimë thelbësore për shëndetin e flokëve.

Mund të keni probleme me tiroidet

Problemet e tiroides ndikojnë drejtpërdrejt në gjëndrat e flokëve.

Nëse thinjeni në moshë të re ose nëse keni flokë të brishtë apo të yndyrshëm, kjo mund të jetë shkak i mosfunksionimit të tiroides.

Konsumoni ushqime të pashëndetshme.

Mosndjekja e një diete të shëndetshme mund të kontribuojë në krijimin e fijeve gri.

Studimet kanë treguar se ferritina, kalciumi, vitamina D-3, bakri, zinku dhe hekuri mund t’i mbajnë flokët tuaj të shëndetshëm, ndërsa mungesa e tyre mund të çojë në thithjen e parakohshme.

Ju mund t’i keni trashëguar

Po, ju mund t’i keni trashëguar fijet e bardha nga prindërit dhe gjyshërit tuaj.

Sipas dermatologëve, gjenetika luan një rol të madh në përcaktimin se kur thinjemi.

Nëse dikush në pemën e familjes tuaj është thinjur shpejt, ekziston mundësia që të përjetoni të njëjtën gjë.

Mund të përdorni produkte për flokë me kimikate dhe ngjyra të dëmshme.

Nga shampot tek ngjyra të flokëve, shumica e produkteve mund të çojnë në shfaqjen e thinjave para kohe.

Kimikatet e dëmshme të pranishme në to ulin nivelin e melaninës, duke bërë që flokët të humbin ngjyrën natyrale.

Çfarë mund të bëni për ta parandaluar atë?

E vërteta është e hidhur. Pasi të thinjeni, nuk do të jeni në gjendje të ktheni sërish ngjyrën origjinale.

Sidoqoftë, ka disa masa që mund të merrni për të parandaluar thinjen e parakohshme.

Mbroni flokët tuaj nga dëmtimi i diellit. Mbulojeni kokën sa herë që dilni, nëse është e mundur.

Shmangni tharëset e flokëve.

Masazhoni flokët rregullisht me vaj kokosi.

Përfshini lakër, bajame, lëng karote dhe brokoli në dietën tuaj.