4.8 C
Skopje

Tomori: Kur atmosfera në stadium është si sot, kemi më shumë dëshirë për të fituar

schedule22:42 – 1 Maj, 2022

Qendërmbrojtësi i kuqezinjve, Fikayo Tomori e ka analizuar fitoren e arritur sot ndaj Fiorentinës, takim i vlefshëm për javën e 34-të në Seria A.

Një fitore shumë e rëndësishme për kuqezinjtë e Stefano Piolit të cilët vazhdojnë të mbajnë vendin e parë dhe të jenë me 2 pikë diference nga Interi në garën për titullin kampion.

“Si mbrojtës jam i lumtur, sepse kur nuk pësojmë gol mund të fitojmë dhe sot e bëmë. Më shumë emocione. Kur atmosfera në stadium është e tillë ne mund të japim më shumë, kemi më shumë energji dhe më shumë dëshirë për të fituar.

Javën e kaluar fituam në minutën e 92-të, edhe sot ishte kështu, por ne vazhdojmë të luajmë dhe ne shënuam. Jemi të parët në renditje, por nuk ka mbaruar. Duhet të fitojmë ndeshjen tjetër”, ka theksuar Tomori për “Milan TV”. /f.a/abcnews.al