Një ngjarje e rëndë e tragjike ka ndodhur dje në Shkup, ku një 75 vjeçar ka humbur jetën pas goditjes me thikë, përcjell KlanM. Rastin e rëndon më shumë fakti se i dyshuar për vrasjen e 75 vjeçarit, është djali i tij 28 vjeçar nga Shkupi.
“Rreth orës 16:00 nënpunësit policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar 28 vjeçarin A.P nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara se me mjet të mprehtë në shtëpinë e familjes e ka vrarë babanë e tij, 75 vjeçarin B.P”, thonë nga MPB.
Vdekjen e kanë konstatuar ekipi i Urgjencës, ndërsa nga policia thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit./KlanMacedonia