12/07/2024

Lazio e ka mposhtur sonte Bayern Munichun me rezultat minimal falë golit të Immobiles në minutën e 67-të të ndeshjes.

Për këtë, trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel është pyetur rreth së ardhmes së tij në stolin e Bayernit, ku tha se nuk ndihet i shqetësuar.

“Jo, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time apo për ndonjë shkarkim të mundshëm”, u shpreh Tuchel, shkruan gazetari sportiv Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.

Tuchel e komentoi edhe ndeshjen me Lazion, për të cilën tha se “bëmë gjithçka për ta humbur këtë ndeshje”.

“Ishte në duart tona, në një pikë të caktuar u ndalëm së besuari, nuk e di pse, por kishte shumë gabime individuale”, tha ai.​