-1.2 C
Skopje

Trashëgimtari i ri për fronin e Mbretërisë së Bashkuar

Princi William është tashmë i pari në radhë për të marrë fronin e Mbretërisë së Bashkuar. Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Mbreti i ri tani është babai i tij, Princi Charles. Kështu që trashëgimtari i pari në radhë për t’u bërë mbret pas Charles, është djali i tij William.

Princi William nuk bëhet automatikisht Princi i Uellsit pasi ky titull dhurohet nga monarku, por është Duka i Cornwall dhe gruaja e tij Catherine është Dukesha e Cornwall.

Pas Princit William, në linjën e pasardhësit është fëmija i tij më i madh, Princi George. 9-vjeçari tani është i dyti në radhën e fronit mbretëror.